TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në arkivat e Policisë, emri i vikimës së atentatit të mbrëmshëm në Tiranë, Devi Kasmit, apo Dëfrim Kasmi, siç quhej deri disa vite më parë, nuk figuron si person i proceduar apo ndaluar për ndonjë vepër penale.
Megjithëse ka pasur dyshime për implikimin e tij në ngjarje të rënda, droga apo edhe përfshirja në vrasje, Kasmi nuk është ndaluar apo shoqëruar ndonjëherë nga Policia, pasi asnjëherë nuk ka pasur prova të mjaftueshme, shkruan “Panorama”.
Policia u tregua disi hermetike dhe mjaft e rezervuar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Megjithatë, burimet thanë se një ndër pistat që po verifikohet, edhe pse jo parësore, ka të bëjë me vrasjen e Franc Konomit, në vitin 2010 në Tiranë.
Devi Kasmi, u verifikua në atë kohë për ndonjë lidhje të mundshme me ngjarjen, edhe pse nuk pati asnjëherë prova të mjaftueshme që të sillnin qoftë edhe shoqërimin e tij në Polici.
Ndonëse Kasmi më tepër njihej si mik i Konomit, Policia pati dyshime edhe për personat që i qëndronin afër në atë kohë.
Por më vonë, këto dyshime ranë poshtë, pas një vrasje që ndodhi në Spanjë, që u konsiderua si hakmarrje për vrasjen e Konomit dhe që u dyshua se ishte përfshirë edhe Kasmi.