AKTUALITET, 25 Korrik 2020, 19:58

“Sovraniteti i përket popullit”- Presidenti Meta: Listat e hapura 100% e vetmja rrugë për vendosjen e parlamentarizmit. Koha që shqiptarët…

“Sovraniteti i përket popullit”- Presidenti Meta: Listat e

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, përmes një shënimi në rrjetet sociale, shprehet se hapja e listave 100%, propozim ky i Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend.

Teksa thekson se sovraniteti i përket popullit, Presidenti deklaron se tashmë ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë.

“Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë”, shkruan Presidenti.

Postimi i plotë:

Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.

Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.

Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!

SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!