AKTUALITET, 25 Korrik 2020, 19:06

Rrezikuan mbytjen në Divjakë, shpëtohen tre të mitur. Policia jep detajet për ngjarjen

Rrezikuan mbytjen në Divjakë, shpëtohen tre të mitur.

Tre të mitur janë shpëtuar nga mbytja në Divjakë. Policia bën të ditur se të miturit janë të moshave 12, 13 dhe 17 vjeç dhe ishin banues në fshatin Tërbuf, Divjakë.

Shtetasit e mitur aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Policia, rojat e kullave, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 3 shtetas të mitur nga mbytja në det.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Divjakës, në bashkëpunim me rojët e kullave të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 3 shtetas të mitur të moshës 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf, Divjakë.

Shtetasit e mitur aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Divjakës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.