AKTUALITET, 25 Korrik 2020, 17:05

I martuar me një shqiptare, italiani gjendet i pajetë në katin e 6-të të një pallati në Kavajë, ja amaneti i tij

I martuar me një shqiptare, italiani gjendet i pajetë në katin e

Gjendet i pajetë një shtetas italian në Kavajë. Italiani banonte në lagjen nr. 2 të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati, dhe ishte i martuar me një shqiptare prej më shumë se 20 vitesh.

Ai i kishte humbur kontaktet me familjarët e tij në Itali që prej orën 08:15 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk ju është përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon.

Viktimë mësohet se është shtetasi Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën.

Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshimet e para janë që ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të ndonjë sulmi në zemër. Gazetari Baçi thekson për “BalkanWeb” se i moshuari italian kishte lënë amanet para se të ndahej nga jeta që të varrosej në Shqipëri.

Ndërkohë, trupi i pajetë do të dërgohet te morgu i Tiranës, pasi është nënshtetas i huaj.