TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aurela Perhati, 25-vjecarja shqiptare që ishte ákuzuar për vrasje në Itali, është liruar pasi e bëri për vetëmbrojtje, thonë gjyqtarët. Për këtë arsye është urdhëruar lirimi i menjëhershëm nga arresti shtëpiak, raporton Fax News.
Mediat italiane thonë se nga hetimet u zbulua që e reja kreu këtë veprim që të shpëtonte nga përdhunimi, megjithëse synimi i saj nuk ishte t'i shkaktonte vdekjen. Aurela Perhati banonte në komunën Ovada në provincën e Alessandrias dhe në janar të këtij viti ra në pranga pasi i mori jetën 53-vjeçarit italian, Massimo Garitta.
Ngjarja ndodhi pasditen e 31 dhjetorit. Dyshimet për vrásje u ngritën pasi pas aksidentit, 25-vjeçarja shqiptare u largua nga vendngjarja. Falë gjurmëve të lëna në xhupin e víktimës nga marmita e automjetit tip Lancia Y e zezë në zotërim të Aurela Perhatit, policia italiane ka mundur ta identifikojë.
Pasi u dërgua në rajon, Aurela Perhati rrëfeu para pòlicisë versionin e saj të ngjarjes duke thënë se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan dhe se rreth orës 18:45 të 31 dhjetorit ka pranuar ta shoqërojë me makinë. Ky i fundit njihej nga policia italiane si person narkoman që shpeshherë kërkonte lëmoshë në rrugë për të blerë drogë.
Sipas Aurela Perhatit, víktima është përpjekur ta dhunojë sèksualisht duke e detyruar të zbresë nga automjeti në një zonë të izoluar. Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar. “Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka deklaruar ajo.
Për mediat lokale italiane avokati i saj mbrojtës është shprehur se “nuk ka qenë vrásje e qëllimshme dhe e paramenduar. Ka qenë një rast tragjik e i pafat”.