TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shifra alarmante nga koronavirusi në Shqipëri. Humbin jetën gjashtë pacientë me Covid-19 në spitalin Infektiv dhe në spitalin "Shefqet Ndroqi", duke e çuar në 134 numrin në total.
Nn Infektiv, nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID-19 një 43-vjeçare dhe një 79-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62-vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56-vjeçar nga Kukës, dhe një 69- vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 67 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.