TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka shpërndarë në rrjetet sociale, shembullin e fletës së votimit që fillimisht e nxorri Bylykbashi pak më parë që përfshin Listat e Hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore.
Salianji thotë se, fleta është kaq e thjeshtë, por shton se Rama ka frikë nga koalicionet parazgjedhore dhe nuk është se ato nuk ia mban fleta siç edhe ka pretenduar më parë për pamundësinë e koalicioneve parazgjedhore me Listat e Hapura.
Shembulli i fletës që shfaqi sot Opozita e Bashkuar në konferencën për shtyp tregon nga një kolonë emrat e partive dhe nga ana tjetër kandidati por për të minimizuar hapësirën do të jetë jo me emër, por me numër.
STATUSI NGA ERVIN SALIANJI
Koalicionet, Ramës nuk është se nuk ia mban fleta, nuk ja mban b….
Ja model flete votimi, kaq e thjeshtë!
https://www.facebook.com/salianjiervin/posts/3238067982882322