AKTUALITET, 29 Shtator 2019, 21:51

Solomon: Jam luftëtar, jemi si një familje ndaj sot që në fillim kisha mendimin se do fitonim

Solomon: Jam luftëtar, jemi si një familje ndaj sot që në

Theofilus Solomon vazhdon të bëhet protagonist i Partizanit, duke shënuar gola të rëndësishëm për të kuqtë. Sulmuesi gjeti rrjetën në derbi dhe në SuperSport deklaroi se kishte pasur që në fillim mendimin se do të dilte si fitimtar këtë ndeshje.

“Ishte e shkëlqyer, nuk ishte ndeshja e parë derbi që luaj. Kur hyra në fushë isha pak duke e u dridhur, isha shumë i lumtur kur shënova. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, të gjithë e panë që ishte e vështirë.

Kjo është një fitore shumë e madhe për ne dhe na duhet. Nuk ishte një goditje vetëm për derbin, duhet të vazhdojmë të luftojmë vetëm për të, por edhe për ndeshjen e radhës. Ne do të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit.

Mora të kuq se jam gjithnjë luftëtar, urrej të humbas e dua të fitoj gjithmonë. Sot kisha një mendim pozitiv që në fillim se do të fitonim, që në hotel e stërvitje se jemi si familje, motivojmë njëri-tjetrin si një familje. Si familjen e Partizanit, unë e dashuroj faktin që jam një luftëtar”, tha Solomon.