TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përplasjet e dhunshme mes tifozerive të Tiranës dhe të Partizanit kanë shkaktuar kaos që një orë para fillimit të derbit mes dy skuadrave. Menjëherë u bë e qartë që stjuardët do ta kishin shumë të vështirë të menaxhonin situatën në këto rrethana.
Ndaj FSHF ka bërë të qartë për skuadrat që nuk do të fillonte ndeshja në kushtet aktuale, pasi ishte e pamundur që të garantohej rendi në impiant ashtu siç duhej, në kushtet ku ishin shitur të gjitha biletat dhe ishte me kapacitet të plotë.
FSHF ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit në impiant, pasi përndryshe nuk do të lejonte që takimi të fillohej. Një numër i madh policësh dhe forcash speciale kanë hyrë menjëherë në impiantin kryeqytetas duke u rreshtuar para tribunave të ulurave të dy skuadrave, për të normalizuar situatën e për të garantuar që ndeshja të fillonte.