TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, e cilëson suksesin e sotëm ndaj Tiranës (2-1) si shumë të rëndësishëm mbi të gjitha për presidentin dhe tifozët. Në SuperSport ai shpjegoi gjithashtu se nuk ekzistonte asnjë polemikë me Asanin pas zëvendësimit.
“Ishte sukses i rëndësishëm se deshëm të bënim figurë të mirë në derbi për tifozët, presidentin. Ia dolëm, djemtë bënë një paraqitje të rëndësishme nga çdo pikëpamje.
Ne u nisem mirë, patëm një rast me Brojën. Pastaj nga e 5 deri të 22 vuajtëm nga krahu i djathtë i ynë, vuanim te dublimi i Malës. Pastaj zhbllokuam ndeshjen dhe psikologjikisht e taktikisht bëmë më mirë.
Nuk është e vërtetë ajo e Asanit, të mos bëjmë polemika ku nuk ka, Asani doli se në atë moment kisha nevojë për diçka më shumë në mesfushë e spostova Melon. Asani donte të mbyllte ndeshjen por janë zgjedhje. Më dha dorën e tani më përqafoi.
Tani e fituam këtë ndeshje dhe kemi bërë ndeshje të tjerat mira. Nga pikëpamja emotive derbi të jep më shumë, por kemi bërë ndeshje të mira, ndonëse kur nuk merr rezultat, gjithçka kalon në plan të dytë.
Këtë javë nga nevoja kemi jemi kthyer ekipit të fillimit të sezonit ku luanim me katër, jemi detyruar këto ndeshje në këtë mënyrë. Por ky ekip mund të luajë në secilën prej dy mënyrave, do ta shohim ndeshje pas ndeshje.
Ne luajmë me 11 lojtarë, me qetësi do të vlerësojmë kush luan. Nuk mendoj se është problem i Telushit, Romeros, Malës apo Boldor, do të vlerësojmë kush është mirë, mund të luajnë edhe të dy. Ndodhi kështu në fund të ndeshjes, do ta vendosim ndeshje pas ndeshje.
Kam luajtur edhe unë në këtë derbi. Ishte koreografi e bukur. Unë jam trajner që jetoj me lojtarët, i ndjej ndeshjet shumë dhe këtë e përjetova në mënyrë më pasionale”, tha Lerda.