AKTUALITET, 29 Shtator 2019, 21:09

Kryeqyteti mbetet i kuq në duelin e parë të sezonit, Partizani triumfon ndaj Tiranës

Partizani tregoi ndaj Tiranës se është ende kampioni në fuqi i Kategorisë Superiore, me një fitore të bukur 2-1 në një ndeshje shumë të tensionuar në fushë dhe në tribuna.

Një Partizan në shpërthyes në pjesën e parë, me një dominim absolut ndaj Tiranës, me dy gola të realizuar në harkun e gjashtë minutave: në të 28’ shënoi Kordeiro, për të dyfishuar me Solomon në të 34’.

Në pjesën e dytë, Tirana shënoi golin e nderit me anë të Hasanit në minutën e 79-të.

Tirana nuk fiton prej 16 ndeshjesh me Partizanin.

 

GOLAT

TIRANA-PARTIZANI 0-1

28’ GOOOL Partizani, shënon Kordeiro. Braziliani shfrytëzon pasigurinë para zonës së Tiranës dhe në përplasje të Kërçikut dhe Vangjelit për t’u shfaqur i vetëm para Likës dhe shënuar golin e avantazhit.

TIRANA-PARTIZANI 0-2

34’ GOOOL Partizani, shënon Solomon. Harkim perfekt i Malës nga e djathta, Solomon shkëputet me kokë dhe dërgon sferën në rrjetë përsëri.

TIRANA-PARTIZANI 1-2

79’ GOOOL Tirana, shënon Hasani. Pas një goditje nga këndi, Hasani rrëshqet dhe dërgon sferën në rrjetë para Hoxhës.

TRAZIRA DHE TË PLAGOSUR

Atmosferë e rënduar para fillimit të takimit dhe përplasje midis dy tifozerive, ku pati edhe të lënduar. U desh ndërhyrja e forcave speciale, për të nisur ndeshja.