AKTUALITET, 29 Shtator 2019, 18:45

FOTOT - Derbi i kryeqytetit, përleshje fizike me sende të forta mes tifozëve, ka të lënduar

Një përleshje fizike mes dy tifozërive është shënuar sot në stadiumin “Selman Stërmasi”, pak para nisjes të ndeshjes Tirana – Partizani. Përplasja e tifozërive ka ndodhur para pak minutash, ndërsa ka ndërhyrë edhe policia. Tifozët kanë bërë sherr në fushë me sende të forta dhe tymuese. Madje mësohet se si pasojë e dhunës, ka edhe të lënduar. Një kolazh fotosh nga LSA.