TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej dy ditësh, dy turistë të rinj belg ishin shpallur të humbur pasi familjarët e tyre kishin nuk kishin asnjë kontakt.
Sipas informacioneve mësohet se ata kaluan disa ditë në alpet shqiptare dhe më tej u nisën drejt Valbonës për ta bërë në këmbë shtegun e famshëm në këtë zonë.
Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry janë dy turistë nga Belgjika të cilet prej dy ditësh kishin humbur kontaktet me familjarët e tyre.
Ata për herë të fundit kishin folur me famijarët e tyre pikërisht me datën 27 shtator kur edhe kanë marre rrugën drejt Valbonës.
Familjarët kanë provuar disa që të kontaktojnë por ka qenë e pamundur dhe kanë ngritur alarmin për fëmijët e tyre.
Pas lajmërimit të autoriteve dy të rinjtë janë gjetur dhe ata janë shëndosh e mirë në Tropojë.