AKTUALITET, 29 Shtator 2019, 19:47

Super Partizani, të kuqtë shkatërrojnë Tiranën në pjesën e parë: 2-0

Një Partizan në shpërthyes në pjesën e parë, me një dominim absolut ndaj Tiranës, me dy gola të realizuar në harkun e gjashtë minutave: në të 28’ shënoi Kordeiro, për të dyfishuar me Solomon në të 34’.

GOLAT

TIRANA-PARTIZANI 0-1

28’ GOOOL Partizani, shënon Kordeiro. Braziliani shfrytëzon pasigurinë para zonës së Tiranës dhe në përplasje të Kërçikut dhe Vangjelit për t’u shfaqur i vetëm para Likës dhe shënuar golin e avantazhit.

TIRANA-PARTIZANI 0-2

34’ GOOOL Partizani, shënon Solomon. Harkim perfekt i Malës nga e djathta, Solomon shkëputet me kokë dhe dërgon sferën në rrjetë përsëri.