TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish- përfaqësuesi i lartë i BE-së, Havier Solana në një shkrim në “Projekt Sindikejt” thotë se marrëveshja e Prespës mund të shërbej si një model për zgjidhjen e kontesteve tjera në rajonin e Ballkanit.
“Kjo marrëveshje është një frymëzim për një rajon që mbetet i ngatërruar dhe bllokuar nga mosmarrëveshjet rreth identiteteve etnike dhe kombëtare. Ballkani dhe jo vetëm Ballkani ka nevojë për një narrativ të ri të bazuar në prioritetet e vërteta të popullit, pikërisht atë që parashikon Marrëveshja e Prespës” thekson ish-kreu i diplomacisë evropiane.
Si shembuj Solana i rënditë kontestin mes Kosovës dhe Serbisë si dhe tensionet politike në Bosnjë Herecegovinë dhe Republikën Serbe.
Por, sipas Havier Solanës ”nëse e diela përfundon mirë”, konretisht nëse kalon referendumi, ai do ta kthejë shpresën për gjithë rajonin e Ballkanit.
Për Solanën, Marrëveshja e Prespës, po të kalojë, do të nënkuptojë gjithashtu kundërshtimin e “kthesës globale ndaj shovinizmit”.