AKTUALITET, 22 Shtator 2018, 16:16

E zë korenti duke punuar, humb jetën 60-vjeçari në Gjirokastër

E zë korenti duke punuar, humb jetën 60-vjeçari në

Sot më datë 22.09.2018 rreth orës 14:00, në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër, është shoqëruar nga ambulanca dhe ka mbërritur i pajetë shtetasi K.Ç, 60 vjeç banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në mënyrë aksidentale, duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e banesës së tij.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.