TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futja e seminareve në shkolla publike për çështjet LGBT ka shkaktuar debate në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News. Sociologu Ergys Mërtiri thotë se në shumë raste, psikiatrit kanë shëruar persona “gay”, ndërsa Xheni Karaj, aktiviste e kësaj çështje, tha se në vende të tjera për deklarata të tilla gjobitesh.
Godole: Pashë dy pika të cilat për mua janë propagandistike. E para thua që homoseksualiteti nuk është sëmundje dhe qëllimi është për të informuar njerëzit. Ka mjekë psikiatër që kurojnë grupe të caktuara homoseksualësh…
Karaj: Këtë nuk mund ta lejoj ta thuash. Sepse kështu na kthen mbas mijëra vite dhe u thua atyre prindërve që këto janë sëmundje dhe duhen trajtuar. Në vende të tjera gjobitesh me gjobë.
Mërtiri: Pranoj të gjobitem. Ka studiues dhe njëri prej tyre Jersey Statirnov thotë se nga 300 raste, gjysma e tyre janë kthyer nga homoseksualë në hetereseksualë dhe unë e di që komuniteti gay nuk e pranon këtë.