AKTUALITET, 26 Mars 2018, 22:33

Shkëlqim Muça masakron Kombëtaren, numëron të gjitha problemet me Norvegjinë

Shkëlqim Muça masakron Kombëtaren, numëron të gjitha

“E kisha parashikuar që do ta kishim të vështirë sot me atë mesfushë që luajtëm. Nuk pashë asnjë gjë të saktë sot. Skuadra nuk ishte e impenjuar, në këtë mënyrë trajneri e pati të vështirë të nxjerrë mësimet nga kjo ndeshje miqësore. Ekipi ishte i shthurur.

Kurse Mavraj dhe Ajeti ishin katastrofë. Sadikut i mungonte një lojtar pranë që të kapte zonat që ai linte bosh. Lojtarët e krahëve qëndronin shumë larg ekipit.

Grezda dhe Roshi nuk ktheheshin pas duke për të ndihmuar ekipin. Strakosha ishte më i miri, sepse na shpëtoi në shumë raste. Nuk është e thënë se çdo lojtar që luan jashtë është gati për të qenë pjesë e Kombëtares.

Ishin disa lojtarë që nuk ishin në nivelin e duhur, si Ramadani, Bare, Lika apo edhe Qaka. Duhet të punojnë më shumë te Shpresat që të vijnë në Kombëtare”, u shpreh Muça në rolin e specialistit në emisionin “Ëndërr kuqezi” në RTSH.