TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i quajti shqiptarët terroristë në reagimin e tij të parë lidhur me arrestimin në Mitorvicë të Marko Gjuriç, drejtori i “Zyrës për Kosovën” në qeverinë serbe.
“Këto terroristë të mjerë kapën Marko Gjuriç, e tërhoqën atë përgjatë rrugëve të Prishtinës. Çdokush që ndikoi në rrëmbimin e Marko Gjuriç do t’u përgjigjet autoriteteve serbe”, – tha Vuçiç.
“Sot ishte një ditë e vështirë për ne, terroristët shqiptarë donin të tregonin fuqinë e tyre. Ata e treguan këtë. Ne do të ruajmë popullin tonë” – tha Vuçiç pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë në Beograd.
Gjithsesi Vuçiç bëri edhe apel për qetësi duke i kërkuar popullit serb në Kosovë të qëndrojë i qetë.
“Terroristët s’do të guxojnë t’u bëjnë asgjë”, – ka thënë Vuçiç duke shtuar se: “Serbia kurrë nuk do të provokojë kënd”.