AKTUALITET, 26 Mars 2018, 22:22

Dëbimi i dy diplomatëve nga Shqipëria, ish-ministri: Mund të jenë agjentë

Dëbimi i dy diplomatëve nga Shqipëria, ish-ministri: Mund të
Ish-ministri i jashtëm Paskal Milo tha se çdo diplomat ndiqet nga shërbimet sekrete të vendit pritës duke mbajtur qëndrimin po ashtu se dy zyrtarët mund të jenë edhe agjentë të shërbimeve sekrete në Rusi.

“Çdo qeveri sovrane bashkë me shërbimet e veta sekrete e di pak a shumë se çfarë përfaqëson trupi diplomatik në një vend që a kreditohet. Dikush është diplomat i mirëfilltë dikush iu shërben shërbimeve sekrete të vendit nga vjen. Dhe veprimtaria e tyre ndiqet edhe nga shteti pritës. Mund të jenë agjentë. Çdo qeveri dërgon në ambasadat e saj në bazë të fuqive që ka agjentë.

Lidhur me veprimtarinë që nuk përputhet me statusin diplomatik, ata në një moment të caktuar janë interesuar sa ushtri ka Shqipëria, sa armë ka, tek i ka. Në momentin që një diplomat pyet një ushtarak apo një qytetar, apo shkon në një zonë strategjike dhe ky mbahet shënim dhe kur gjykohet momenti”, tha Milo.