AKTUALITET, 3 Qershor 2019, 09:36

VIDEO/ Sherri Spahia-Lleshaj, Berisha ‘fshikullon’ ministrin dhe policët: Si rrugaçë!

VIDEO/ Sherri Spahia-Lleshaj, Berisha ‘fshikullon’ ministrin dhe


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia u përball me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës ku edhe u përfshinë në një debat aspak miqësor.

Lidhur me rastin reagon edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndan videon në faqen e tij të Facebook, ku shprehet se sjelljet janë jo vetëm të ulëta por edhe rrugaçërore.

Postimi i Berishës:

Ndiqeni videon e sjelljeve te ulta te Vasal Kimikut dhe gangstereve me uniforme ndaj ish deputetit Spahia por edhe se si sillen si rrugaçe me njeri tjetrin! Sb