AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 15:23

Skemat mashtruese me fondin "Besa", Gjykata e Apelit lë në burg "trurin" e grupit

Skemat mashtruese me fondin "Besa", Gjykata e Apelit lë në

Gjykata e Apelit Tiranë shqyrtoi sot ankimimin e masave të sigurisë për gjashtë të arrestuarit e skemave fiktive të fondit Besa.

Për Esmeralda Vason, Apeli vendosi detyrim paraqitje, ndryshe nga shkalla e parë që e kishte lënë arrest shtëpie.

Bertina Kanani nga arrest me burg do të qëndrojë në arrest shtëpie. Për Albana Imamin dhe Orkida Drizën Gjykata e Apelit vendosur arrest me burg.

Ndërkaq Matilda Domi u la në arrest në shtëpi dhe Mihal Hanxhari në arrest me burg. Të akuzuarit dyshohen se përmes skemave të kredive fiktive, përfituan shumën prej 3.7 milionë eurove.

Por si funksiononte skema e grupit

Drejtoresha e filialit në fondacionin ‘Besa’, në bashkëpunim me oficerët e kredisë u jepte personave të caktuar kredi ku 25 % të shumës e përfitonin ata, ndërsa pjesa tjetër ndahej mes tyre. Kur mbaronte afati i kredisë drejtoresha lëshonte një vërtetim se kredia ishte likujduar. Për të mbuluar gropën financiare të krijuar në bankë ajo depozitonte para nga biznese të ndryshme të cilëve u premtonte interesa të larta.

Bizneseve u premtonte se nëse i depozitonin paratë në këtë fondacion pas një periudhe kohe do të përfitonin nëpërmjet interesave shuma të mëdha. Nga përllogaritjet e deri tanishme rezulton se kredi janë dhënë rreth 2 mln euro ndërsa nga bizneset janë depozituar 1.7 mln euro.

Nga një audit i kryer është zbuluar skema e mashtrimit dhe vete drejtori i fondacionit ‘Besa’ ka bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës. Të akuzuarit kanë konsumuar elementë të veprave penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.