TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet dëshmia e taksistit Aldo Vyshka, i cili u mbajt peng për disa orë në një lokal në fshatin Katund i Ri, në Elbasan, ndërsa autorët i morën me dhunë edhe 2 mijë euro, që kishte me vete.
Taksisti Vyshka ka deklaruar para oficerëve të policisë se këto para i kishte për të paguar shkollën e vajzës. Taksisti është shprehur se është mbajtur peng deri në orën 02:00 të mëngjesit nga pronari i lokalit, Thanas Bejko.
“Dy mijë euro që i kisha me vete, ishin paratë që do të paguaja shkollën e vajzës. Më mbajti peng pronari i lokalit, Thanas Bejko, deri në orën dy të mëngjesit”, është shprehur Vyshka.
Ndërkohë, pas mesnatës, taksisti Vyshka ka gjetur mundësinë për të sinjalizuar policinë, e cila ka arritur në vendngjarje, duke arrestuar pronarin e lokalit dhe shokun e tij, si dhe dy kamerierë të këtij lokali.