AKTUALITET, 3 Prill 2018, 22:51

Skandali me titujt në revistat shkencore, me 750 euro bëhesh profesor ose doktor

Skandali me titujt në revistat shkencore, me 750 euro bëhesh profesor
Në revistat shkencore të rajonit, me 750 euro mund të bësh profesor/doktor edhe… gjyshen.
Doktor Taulant Muka dërgoi një studim të rremë me autore dy gjyshet e tij, 81 dhe 86-vjeçare, me nga tre klasë shkollë secila, në 5 revista shkencore ku botojnë edhe një pjesë e madhe e profesorëve shqiptarë.
Rezultatet ishin vërtetë befasuese. Tre prej tyre e pranuan për publikim menjëherë studimin “fake”. “Top Show” zbulon se si funksionon kjo skemë për të përfituar tituj akademikë të pamerituar.

Top Channel