AKTUALITET, 3 Prill 2018, 22:30

Habit Gjici: Po të kishte në Kukës më shumë makina, taksa do të ishte më e lirë!

Habit Gjici: Po të kishte në Kukës më shumë makina,

Ish prefekti i Qarkut Kukës, Safet Gjici, i ftuar në Opinion bëri një deklaratë të çuditshme lidhur me taskën e Rrugës së Kombit.

Gjici tha se në Kukës ka rreth 10 mijë makina, dhe për këtë arsye është taksë e lartë. Sipas tij, nëse do të kishte më shumë makina, rrjedhimisht do kishte taksë më të ulët.

Gjici: Në Kukës ka 10 mijë makina, prandaj është taksa e lartë. Nëse do të kishte mbi 100 mijë makina atëherë taksa do të ishte shumë herë më e ulët.

Bojaxhi: Pra, fajin e paskan kuksianët që nuk kanë shumë makina.

Gjici: Nuk e kisha këtu fjalën.

Bojaxhi: Ky ishte kuptimi i asaj që the...

/TPZ.AL/