AKTUALITET, 3 Prill 2018, 21:56

Xhufi: Pse më provokon, mos ma përmend emrin. Tufa: Nuk jam qen i stërvitur

E kaluara jonë komuniste ka shkaktuar shpesh herë debate në mediat shqiptare, së fundmi shkak për debat është bërë kampi i Tepelenës.

Për kampin e Tepelenës për fat të keq ka pak dokumente sepse regjimi e ka zhdukur dosjen e Tepelenës por krimi lë gjurmë.

<

I ftuar në “Studio e Hapur” në “News 24”, historiani Pëllumb Xhufi tha se nuk janë deklarata e mia, por të dhëna të një dokument i CIA-s.

tufa dhe xhufi

“Unë e pashë, pas 5 ose 6 ditësh nga debati që askush nuk prek thelbin. Unë nuk jam kundër poër tu vizituar qendrat e represionit, por të vizitohen burgu i Spaçit dhe burgu i Burrelit. Madje jam i mendimit që burgu i Burrelit edhe i Spaçit të mos lihen të degradohen por të çohen madje edhe nxënës për ta vizituar.

Lexova sot para se të vija këtu dhe lexova që një person që kishte jetuar në kampin e Tepelenës dhe në Kampin e Turanit. Dhe ai vetë bën me dije që kushtet më të mira kanë qenënë në kampin e Tepelenës. Dhe atje kanë çuar fëmijë p[ër tu çuar fëmijë për t’u çfarosur. Ai ka qenë një kam internimi. Thonin që fëmijët i conin të punonin, por kjo nuk ëhstë e vërtetë. Fëemijët shkonin në shkollë. Unë mund tju sjell edhe urdhrin e Shemzi Totollanit ku shkruan se kemi marrë vesh se fëmijë të Turanit nuk shkojnë në shkollë.

Kam ndjeshmërinë për vuajtjet e atyre njërëzve, janë ekzagjerime. Dikush e bën se e ka të treguar. Në atë kamp nuk ëhstë vrarë njeri thonë ata që kanë jetuar.

E ndërsa Agron Tufa tha se këtu kemi ardhur për të sqaruar përtej përgjigjeve fyese në shtyp.

“Për herë të parë kam sjellë 100 të mbijetuar kryesisht femra të moshave 80 vjeç. Unë nuk dua të lë asnjë lloj përshtypje por shpërndarja e tyre nëpër fushë, ata kanë humbur motra dhe vëllezër. Është krejtësisht e kundërta e asaj tabloje rozë që tha zoti Xhufi. Ska fare lidhje.

Unë e kuptoj, psikologjikisht është e spjegueshme ajo që tha Xhufi.

Ne e filluam shumë vonë këtë institucion ëpr tu marrë me të tilla të vërteta. Sepse ëhstë territpori që duhet ta kishin bërë historianët e vjetër si zoti Xhufi.

Xhufi: Unë merrem me histori të vjetra.

Tufa; Po por herë pas here arratisesh dhe del në falang tjetër.

Xhufi: Unë historinë mundohem ta mësoj të tërën. Se edhe reja shpjegohet me të vjetreën.

 

Tufa: Unë nuk ndërhyra. Në as gjënë tuaj ju durova me shumë qetësi olimpike

Xhufi: Ti më përmende tre hërë emrin. Po më provokon. Ti po me thërret po më grish.

Tufa: Unë nuk jam nga ata qentë e stër vitur mirë që të zihem në studiot televizive

 

 

Xhufi: Lere emrin tim, unë nuk ta përmenda emrin tënd. Më ler të merrem me Skëndërbeun. Mos ma përmend emrin

Tufa: Skënderbeu mund tja dalë edhe pa ju.