AKTUALITET, 24 Gusht 2019, 17:39

Skandali i Gjonajt me shpenzimet e çmendura për hotele, heshtje e plotë nga PD dhe LSI

Skandali i Gjonajt me shpenzimet e çmendura për hotele, heshtje e

Skandali i shpenzimeve marramendëse të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për hotele,  ka shpërthyer ditën e djeshme në portale dhe rrjetet sociale. Rezulton se ministrja Gjonaj ka shpenzuar nga taksat e qytetarëve shqiptarë, deri në 700 euro për një natë fjetje në hotel.

Por, çuditërisht, ky skandal që do të kishte rrëzuar çdo ministër të një vendi të Bashkimit Europain,  nuk ka patur vëmendjen e asnjërës prej partive opozitare, të cilat denoncojnë me forcë abuzimet e qeverisë, nga paracaktimi i tenderave, deri tek mungesa e pusetave . Deri në këto momente nuk ka asnjë prononcim të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Qytetarit Dixhital të Sali Berishës, apo çfarëdo eksponenti të këtyre partive, për të kërkuar minimalisht hetimin e këtyre faturave, nga organet e drejtësisë.

Edhe vetë ministrja Gjonaj, nuk ka reaguar pas publikimit të faturave të hotelit, por ka preferuar të ndajë me qytetarët një status për burgjet shqiptare dhe Nelson Mandelën.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2019/08/24/luksi-i-shfrenuar-i-qeverise-etilda-gjonaj-shpenzon-miliona-per-udhetimet-jashte-vendit-fle-ne-dhoma-700-e-nata/

https://www.tpz.al/2019/08/24/skandali-me-shpenzimet-e-shfrenuara-te-luksit-kerkohet-doreheqja-e-ministres-etilda-gjonaj/