AKTUALITET, 24 Gusht 2019, 15:57

“I emëruari imagjinar i Ramës ja ka filluar nga puna”, ish-deputeti nxjerr videon: Ja çfarë bëhet në Pogradec

Ish-deputeti i LSI-se, Endrit Braimllari ka denoncuar sot me pamje se si po demtohet infrastruktura rrugore ne Udënisht te pogradecit, ne pikun e sezonit turistik. 

1

Teksa poston videon ne faqen e tij ne Facebook, ai akuzon per gjendjen, kreun e bashkise se Pogradecit.

“Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i emëruari imagjinar i Ramës, ja ka filluar nga puna, ka nisur të lejojë kamionët e tonazhit të rëndë të kalojnë përmes fshatit Udënisht duke dëmtuar infrastrukturën rrugore të kësaj zone turistike dhe bujqësore”- shkruan ai.

Postimi i Braimllarit

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i emëruari imagjinar i Ramës, ja ka filluar nga puna, ka nisur të lejojë kamionët e tonazhit të rëndë të kalojnë përmes fshatit Udënisht duke dëmtuar infrastrukturën rrugore të kësaj zone turistike dhe bujqësore.

Po shkatërrojnë turizmin dhe bujqësinë të cilat janë e vetmja mundësi e mbijetesës së këtyre banorëve për të favorizuar Konçensionarët miq të Kryetarit imagjinar dhe të Ramës.