TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një automjet, i cili po qarkullonte me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur në një kanal. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në aksin që lidh qendrën e qytetit të Elbasanit me lagjen NSHU të këtij qyteti, pranë Tregut Agroushqimor .
Bazuar në të dhënat e para, nga aksidenti dyshohet se ka persona të plagosur, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.
Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhen disa makina policie, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve.