AKTUALITET, 24 Gusht 2019, 16:45

Samiti i G7 në Francë, presidenti Trump shoqërohet nga Melania

Drejtuesit e G7-s do të mblidhen sot nën sytë e opinionit botëror që pret prej tyre zgjidhje konkrete për krizat që kanë goditur planetin, lufta tregtare, Irani apo zjarri në Amazonë.

Një nga një, drejtuesit e klubit të demokracive të mëdha liberale kanë mbërritur në jugperëndim të Francës ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë i fundit, në bordin e avionit “Air Force One”, i cili është shfaqur në mesditë në Bordeaux. Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij Melania Trump. Zonja e parë e SHBA –së kishte veshur në fustan elegant të verdhë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext

Përkrah presidentit amerikan, Angela Merkel, Boris Johnson, Giuseppe Conte, Shinzo Abe dhe Justin Trudeau do të shënojnë fillimin e samitit duke u gjendur rreth Emmanuel Macron për një darkë jozyrtare në farin e Biarritzit me pamje nga Atlantiku.

Rreth specialiteteve të vendit bask, ata do të diskutojnë për një nga çështjet që është shfaqur minutat e fundit, zjarret në pyjet e Amazonës, një prej mushkërive të gjelbëra të Tokës.