TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në disa media njëkohësisht është botuar dje një investigim lidhur me paratë që i kushton taksapaguesve dëshira e papërmbajtur për luks e ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj.
Faktoje.al ka arritur të sigurojë faturat e netëve në hotele me pesë yje të ministres së Ramës dhe çmimin e shtratit të zonjës Gjonaj. Aty shihen shifra marramendëse nga 700 euro nata.
Por nuk mjafton vetëm kaq. Kostot e biletave me të cilat fluturon ministrja e Drejtësisë rezultojnë më të shtrenjta sesa biletat që një individ i thjeshtë mund t’i rezervojë online.
Publikimi i investigimit ka sjellë një sërë memesh dhe fotosh në rrjetet sociale, të cilat përveçse ironizojnë ministren e Ramës, shprehin edhe revoltën e tyre.
“Ja një dhomë hoteli me çmimin 700 eruro... Pak më vonë do tju njoh me foton duke fjetur...”, shkruan gazetari Ylli Dylgjeri.