TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkia e Tiranës është i vetmi institucion vendor që nuk respektoi ditën e zisë kombëtare për ‘Dëshmoren e atdheut’ Zarife Hasanaj.
Kështu është shprehur zëdhënsja e Partisë Demokratike Ina Zhupa nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në Facebook.
Ditën e djeshme nëpërmjet një VKM-je të nxjerrë u vendos që flamuri kombëtar të ulej në gjysmë shtizë ditën e sotme, por siç duket nga video e publikuar Bashkia Tiranë, është i vetmi institucion i cili ka zgjedhur të injoroi këtë vendim.
Ndërkohë që flamur është ulur në gjysmë shtizë dhe në selinë e NATOS.
Nëntetarja Zarife Hasanaj u shpallë Dëshmore e Atdheut, dhe iu dha lamtumira e fundit ditën e sotme, ditë kjo që u shpallë njëkohësisht dhe zi kombëtare.
Postimi i plotë i Ina Zhupës:
Bashkia Tirane, eshte i vetmi institucion qe nuk respektoi diten e zise kombetare dhe nuk uli flamurin gjysem shtize! Rreth e qark mund te dallohen flamuret ulur gjysem shtize pervecse te godina e Bashkise!
Turp!
