AKTUALITET, 10 Maj 2019, 18:38

Vendet vakante në Kuvend, një tjetër kandidat dorëzon formularin në KQZ (Emri)

Vendet vakante në Kuvend, një tjetër kandidat dorëzon


Vijon dorëzimi i formularëve të dekriminalizimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nga kandidatët emrat e të cilëve kanë qenë listuar në listat shumëemërore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e kaluara.

Burime bëjnë me dije se një kandidat ka dorëzuar këtë formularë për ti hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit.

Ai është Besnik Ali Troplini nga listat e PD-së në qarkun e Tiranës.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme kreu i Partisë Demokratike është ‘braktisur’ nga një tjetër aleat i zgjedhjeve të 2017 dhe bëhet fjalë për kryetarin e Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri.

Mësohet se Jenishehri ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ti hapur kështu rrugë marrjes së mmandatit të deputetit për plotësimin e vendeve vakante në Kuvend