AKTUALITET, 10 Maj 2019, 20:22

Unaza e Re/ Balliu thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës: Ta zhdukim ‘Edvinoviçin

Unaza e Re/ Balliu thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës: Ta


Banorët e Unazës së Re vijojnë me protestën e radhës, pasi kundërshtojnë projektin e ri, Ii cili prek dhe dëmton banesat e tyre.

Me thirrjet “Rama ik”, ata kërkojnë anulimin përfundimtar të projektit, i cili sipas tyre, është abuziv dhe korruptiv.Ndërsa në mbështetje të banorëve, ishte edhe

Ish- deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e neserme të opozitës për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Sot ne kemi përballë një organizatë kriminale. Është ai përgjegjësi për kanabizimin e vendit, projektuesi i projektit të Unazës së Re. Ti do të përfundosh te gropa e lotit të korrupsionit.Unë iu ftoj që nesër të gjithë bashkë, të jeni si një familje e madhe që kërkon të mbrojë kombin e saj, Nesër më 11 maj të jemi përballë Kryeministrisë për të shpëtuar kombin shqiptar nga jashtqitja e fundit e Enver Hoxhës. Edinovici do të zhduket, bashkë me pinjollët e tij”.