AKTUALITET, 10 Maj 2019, 20:00

Emri/ U kap me 1 kg drogë, shqiptari dënohet me 3 vite burg e një gjobë të majme, por mbrapsht mund të marrë…

Emri/ U kap me 1 kg drogë, shqiptari dënohet me 3 vite burg e një


Ndoshta ai do të marrë dy telefonat celularë të konfiskuar prapa, por dënimi për trajtimin e drogës është përfundimtar. Gjykata e Kasacionit ka konfirmuar dënimin për shqiptarin Eurel Licajn, i kapur në Frascati me gati një kilogram marijuanë.

Ai u dënua me dy vite e tetë muaj burgi, përveç një gjobe prej 8 mijë euro. Ishte 13 korriku i tre viteve më parë, kur 37 vjeçari shqiptar u kap me 933 gram “bar”, përveç një sërë mjetesh për paketimin dhe peshimin e lëndëve narkotike. Atij ju gjetën edhe fletore me emrat e klientëve dhe numra telefoni celularë.

Licaj më pas u dënua nga gjykata e Velletrit me tre vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë. Ky dënim u zvogëlua nga Gjykata e Apelit të Romës dhe u la në fuqi nga Gjykata e Kasacionit.

Përpjekja e mbrojtjes për të këmbëngulur se i pandehuri ishte shtyrë nga vështirësitë ekonomike dhe sociale dhe me pranimin e akuzës nga ana e të pandehurit, nuk i sollën asnjë masë lehtësuese.

Shqiptari mund të marrë mbrapsht vetëm telefonat celularë, për të cilët nuk është vërtetuar përdorimi për aktivitetin e drogës.