AKTUALITET, 10 Maj 2019, 19:27

Zgjedhje lokale, Rama u heq tenderat nga duart kryebashkiakëve

Zgjedhje lokale, Rama u heq tenderat nga duart kryebashkiakëve


Kryeministri Edi Rama, ka pezulluar të drejtën për dhënien e tenderave nga bashkitë, me përjashtim të atyre me vlerë të vogël. Pezullimi në fjalë është bërë pa afat, ndërsa vjen në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

“Pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2019.

Përjashtohen nga ky rregull:

– prokurimet me vlerë të vogël;

– procedurat e prokurimit që kanë si objekt produktet ushqimore”, – thuhet në VKM.

Ky pezullim si duket vjen për të mos lejuar abuzimet në prag të zgjedhjeve.

Vendimi i plotë:

V E N D I M

PËR

PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË FILLIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT NGA NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE DHE AUTORITETET KONTRAKTORE NË VARËSI TË TYRE, PËR VITIN 2019

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, të neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datё 26.06.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tё ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për vitin 2019.

Përjashtohen nga ky rregull:

– prokurimet me vlerë të vogël;

– procedurat e prokurimit që kanë si objekt produktet ushqimore.

2. Ngarkohen të gjitha institucionet e vetëqeverisjes vendore, institucionet në varësi të tyre dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.