AKTUALITET, 10 Maj 2019, 16:42

Basha: Dy gishtat, simbol jo vetëm i demokratëve, por edhe i shqiptarëve

Basha: Dy gishtat, simbol jo vetëm i demokratëve, por edhe i

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nga Kamza deklaroi se, dy gishtat janë simbol i demokratëve të Shqipërisë, por jo vetëm. Basha tha se, dy gishtat janë simbol i demokratëve, por edhe i mbarë shqiptarëve.

“Dy gishtat nuk janë simbol vetëm i demokratëve, por i mbarë shqiptarëve. Kjo sepse gjithë shqiptarët janë me kauzën tonë, të lirisë dhe demokracisë e jo të krimit në pushtet. Nga Kamza, nga Paskuqani shpërndahet përditë mesazhi se liria dhe demokracia janë në themel të bërjes së Shqipërisë një vend më të mirë dhe të begatë.

Së bashku do ia kthejmë Shqipërisë dinjitetin e humbur në këto 6 vjet. Të ndalim të keqen, të ndalim makthin e përditshëm dhe të përnatshëm të organizatës kriminale të Rilindjes. Orët e shtypjes, arrogancës, padrejtësisë, nuk mund të zgjasin më. Shqipëria e ardhshme është ajo me ngjyrat blu, përzier me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar, kuq e zi”, tha Basha.