TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se situata me pandeminë vazhdon të mbetet nën kontroll dhe se në Kosovë ka shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën.
“Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të COVID19 dhe ta mundim virusin.
Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve.
Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontroll këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata.
Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë.
Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i respektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit” tha Hoti në një postim në rrjetet sociale.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 514 raste të reja me Covid-19 në Kosovë nga 1750 testime, ndërsa 3 persona nuk arritën të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm.