TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 39-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Në pranga është vënë R.Gj., ndërsa ngjarja ka ndodhur më 31 tetor.
Dhunën ndaj bashkëshortes, 39-vjeçari dyshohet se e ka ushtruar në sy të fëmijëve të mitur.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Arrestohet 1 shtetas për veprën penale ”Dhuna në familje”.
Nga Specialsitët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Gj., 39 vjeç banues në Vlorë, pasi në datën 31.10.2020, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në sy të fëmijëve të mitur, bashkëshorten e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.