TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, foli në “Të Paekspozuarit” nëse do të ketë parti të re. Patozi u shpreh se partia e re, mund të shkatërrojë Partinë Demokratike.
Patozi: Ne, gjëja më e thjeshtë që mund të bënim, ishte krijimi i një partie politike. Mund ta bënim kur Basha largoi gjysmën e partisë. Ishte e thjeshtë që njerëzit t’i mblidhje dhe të bëje parti. Por ne e konsiderojmë PD-ne shtëpinë tonë. Basha ka nevojë të bashkojë partinë, nëse do të fitojë. Nëse Basha nuk do dëgjojë aksioni ynë politikë vazhdon përpaar. Do ftojmë cdo demokrat që mendon se lidershipi i Bashës, pazaret dhe mënyra si drejton partine, ata që e dinë se kjo nuk është rruga e drejtë, të bashkohen me ne dhe të krijojmë një factor politik, i cili ose detyron Bashën të dorëzohet, ose vazhdojmë betejën me Edi Ramën. Kemi biseduar me gjithëkënd, por kjo nuk ka vlerë. Une me zotin Ruli jemi kolegë, por jemi edhe miq, por të qenit miq nuk n aka penguar të marrim vendime të ndryshme, Ruli u tërhoq ndërsa unë po vazhdoj. Figurat e spikatura të PD-se, biem dakord që Basha dhe lidershipi i tij janë të gabuara./TPZ.AL/