AKTUALITET, 1 Mars 2019, 15:01

Sinjalet/ A po punohet për një takim Rama-Basha?

Sinjalet/ A po punohet për një takim Rama-Basha?

Dy ditët e fundit po vijnë një sërë sinjalesh se Edi Rama po kërkon të ulet në tryezë me opozitën. Kryeministri nga samiti i Diasporës i cili po zhvillohet në Tiranë i ka bërë ftesë kryedemorkatit Lulzim Basha për dialog. “Për ata që ishin të ishin të ftuar por nuk janë këtu, unë ju them vetëm një gjë. Kur do flasim?”, tha Rama i cili në stilin e tij tipik shtoi:“Unë nuk mund të bëj sikur nuk jem në Tiranë e këtu nuk ka ndodhur asgjë këto ditët e fundit”.

Natyrisht kjo kërkesë e ngjashme me atë që i bëri studentëve, dhe për të cilën përdori edhe humoristin Ermal Mamaqi, mund të jetë thjeshtë një lëvizje propagandistike e Ramës për t’u dukur i hapur dhe tolerant. Por fakti është se ajo nuk qe një zë i vetëm në shkretëtirë.

Të enjten në mbrëmje në emisioni “Opinion”, një gazetar shumë pranë së majtës. Lorenc Vangjeli tha se: “Edi Rama shumë shpejt kam përshtypjen do bëjë një ftese publike për opozitën. Për opozitën zyrtare, sepse kam përshtypjen se ai e di shumë mirë se është kryeministër i asaj pakice që e kundërshton”.

Po në të njëjtën linjë, tek “Të Paekspozuarit” një tjetër analist afër Rilindjes, Mentor Nazarko nuk e përjashtoi mundësinë e një qeverie me bazë të gjërë ku të jetë përfshirë edhe opozita për hir të integrimit.

Këto zëra i ka konfirmuar sot edhe Ministri për diasporën, Pandeli Majko i cili megjithëse e ka përjashtuar konceptin e qeverisë tranzitore: “Kjo qeveria tranzitore nuk hyn tek shprehja “kur do flasim” e ka lënë të hapur mundësinë e një dialogu madje edhe të drejtuar nga presidenti që është pranë opozitës Meta. “Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”

Por deri më tani Bash aka mbajtur qëndrimin e prerë për një zgjidhje që e përjashton Ramën. Radikalizimi i opozitës, djegja e mandateve ia bëjnë të pa mundur opozitës një dialog që do të linte sërish kryeministrin aktuar në krye të qeverisë sipas formulës që propozon Pandi Majko. Aq më tepër që një gjë të tillë Basha e provoi pas çadrës me marëveshjen e 18 majti nga e cila ruajti konkluzionin: “Po më gënjeve njëherë turp për ty, po më gënjeve për herë të dytë, turp për mua”.

Prandaj pas rëndësi ka nëse Rama po e bën seriozisht, apo e ka me gjasme ftesën për dialog, sepse një marëveshje mes palëve duket më larg se kurrë./Lapsi.al