AKTUALITET, 3 Shtator 2018, 12:56

Mbledhja e Kryetarëve/ Spaho tregon çfarë u diskutua: Nëse qeveria nuk terhiqet për Teatrin, vendi…

Mbledhja e Kryetarëve/ Spaho tregon çfarë u diskutua: Nëse

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka mbledhur sot rreth orës 12 Konferencën e Kryetarëve, ku është paraqitur edhe kalendarin trejavor të punimeve të Parlamentit.

Çështja më delikate, ajo e dekretit të Presidentit Ilir Meta për projektligjin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, është përcaktuar të shqyrtohet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese javën e ardhshme dhe do të votohet në seancën e datës 13 shtator.

Deputeti i PS, Eduart Shalsi ka thënë që shqyrtimi të behën në një datë tjetër më vonë.

Ndërkohë që opozita ka kërkuar që të tërhiqet fare ky ligj dhe e ka cilësuar si vija e kuqe.

Po ashtu mësohet se kreu i grupit t të PD, Edmond Spaho ka akuzuar drejtpërdrejtë Taulant Ballën, duke e akuzuar për lidhje me element kriminal. Po Spaho gjithashtu ka thënë se krimi në vend është rritur krimi.

“Ngrita shqetësimin për kriminalitetin në vend, kjo gjendje është rezultat i një qeverisje të kriminalizuar. Solla në vëmendje dhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, gjë që është pika kulmore e asaj politikë konstante në denigrimin dhe luftën e ashpër ndaj përfaqësuesve të medias që kanë qenë kundër tij. Solla në vëmendje rastin e lidhjes së Taulant Ballës me një të dënuar, solla rastin e Ergys Çurbjes, siç është bërë e ditur nga media ai komunikon me një bandë shumë e rrezikshme, siç është banda e Shullazit. Këto raste janë nën juridiksionin e ligjit të dekriminalizimit. Për sa i takon kalendarit, ngrita çështjen e Teatrin, qeveria duhet të sjellë dekretin në Kuvend dhe ta rrëzojë ligjin. Por duket se qeveria nuk e ka këtë mendim. Me veprimet e tyre do ta çojnë vendin ku paqëndrueshmëria politike do të jetë tipari kryesor mes qeverisë dhe opozitës.”, deklaroi Spaho pas mbledhjes.