AKTUALITET, 6 Maj 2019, 11:11

LAJM I FUNDIT/ Shpërthen mina në Letoni, humb jetën efektivja 27-vjeçarje shqiptare dhe plagosen dy të tjerë

LAJM I FUNDIT/ Shpërthen mina në Letoni, humb jetën efektivja


Një efektive e forcave të armatosura shqiptare ka humbur jetën në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine.

Efektivja shqiptare, është pjesë e forcave tona të armatosura në Letoni.

Si pasojë e shpërthimit të minës kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të tjerë gjithashtu pjesë të Forcave të Armatosura.

Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.