TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç edhe ishte parashikuar, sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, do të zhvillohet seanca dëgjimore në ngarkim të ish-prokurores Rovena Gashi.
Ditën e sotme, motra e Gashit, Ema Gashi ka dorëzuar dokumentet që sipas saj provojnë se ajo ka hequr dorë nga detyra e saj si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit në Durrës.
Seanca e shkuar në KPA më 23 prill u shty, ndërsa në seancën e parë që u zhvillua në KPA, Ema Gashi debatoi me përfaqësuesin e OMN, Theo Jacobs.
Shkarkimi nga KPK
Në korrik të 2017, KPK shkarkoi nga detyra prokuroren Rovena Gashi për shkak se doli në përfundimin se ajo kishte fshehur pasurinë.
Pas pezullimit nga detyra, prokurorja Rovena Gashi apeloi vendimin e KPK pasi sipas saj ky institucion e kishte marrë vendimin 8 muaj më parë. Gashi theksoi se në lidhje me këtë çështje do të paraqitej para gjykatës ku dëgjohet zëri saj pasi ka shumë shkelje proceduriale.
Rovena Gashi njihet si krahu i djathtë i ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës.