TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkencëtarët kanë bërë një hap të madh drejt zbulimit të një mënyre, që identifikon kancerin në fazat e para të zhvillimit. Kjo do të mund të bëhet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku, e cila identifikon ADN-në që ka pësuar dëmtime.
Në të ardhmen, ky lloj testimi mund të bëhet rutinë dhe të sjellë diagnostikimin e sëmudjes në hapat e para, gjë që rrit mundësinë për kurim të suksesshëm. Kanceri do të mund të identifikohet, përpara se të dallohet në skaner.
"Përdorimi i disa markuesve biologjik, do të ndihmojë në zbulimin e kancerit dhe ka potencialin të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e diagnostikim të kësaj sëmundjeje. Kjo metodë bazohet në të njëjtën logjikë me të cilën operojnë ilaçet që e luftojnë kancerin", u shpreh Nickolas Papadopoulos, profesor i onkologjisë në Universitetin John Hopkins dhe autor kryesor i studimit.
/ TPZ.AL /