TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila denoncoi mungesën e herceptinës dhe të reagentëve të tjerë për të sëmurët me kancer, paralajmëron show-n e radhës të kryeministrit Rama tek Spitali Onkologjik.
Pak ditë më parë, edhe kryetari i PD Lulzim Basha ngriti shqetësimin e braktisjes së të sëmurëve me kancer, duke denoncuar heqjen e disa shërbimeve jetike nga spitalet publike për gratë me kancerin e gjirit.
Sot Vokshi ka ndarë një postim të një viti më parë në Facebook për këtë situatë. Ajo shkruan se çdo 4 vite është e njëjta situatë. Kupola e qeverisë po zhvat paratë e shëndetit dhe askush nuk është dënuar. Ajo vazhdon duke thënë se shteti nuk është aty për të sëmurët me kancer, leuçemi, hemofili.
Ndërkohë ajo shprehet se sot Rama do të vazhdojë të bëjë show te spitali Onkologjik me të sëmurët me kancer.