AKTUALITET, 19 Janar 2018, 12:29

Pas deklaratës së Donald Lu për Arta Markun, Rama: U rrëzuat sërish!

Pas deklaratës së bërë nga ambasadori Donald Lu në mbështetje të kryeprokurores Arta Marku dhe zgjedhjes së saj me shumicë të thjeshtë në parlament, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i kryeministrit Edi Rama. Me një qëndrim tipik qesëndisës nda opozitës, Rama shkruan se Kushtetuta nuk duhet lexuar "ship-shqup, por shqip-shqip siç e lexon SHBA". Edhe njëherë kryeministri ka përdorur deklaratat e ambasadës amerikane, për të sulmuar opozitën.

Statusi iplotë i Ramës:

Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë?Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim?

/TPZ.AL/