Nisma për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, ka sjell reagimin edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Berisha është kundër ndryshimit që kërkon PS për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit, ku duhet të jetë ky institucion që duhet të administrojë provat në rast se kërkohet arrestimi i një deputeti. Këto ndryshime, ish-kryeministri i quan si një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të kapur drejtësinë.
“Noriega pas zgjedhjes kryeprokuror tani do zgjidhet edhe kryegjykates i narkoshtetit te tij! Te dashur miq, pasi u zgjodh kryeprokuror i vendit dhe rrufeshem mbylli dosjet Tahiri, Xibraka, Rama, Gjiknuri, Kodheli, Ahmeti, Gjushi, Sejdini etj, Edvin Kristaq Hoxha ka vendosur po rrufeshem te behet kryegjykates i vendit. Ai per kete qellim me shpejtesi po ndryshon rregulloren e parlamentit, sipas te ciles tani e tutje do te jete ai vet qe do vleresoje provat e drejtesise per deputetin e radhes, dhe mbi bazen e vleresimit te tij do vendosi per ose kunder arrestimit te tij.” – shkruan Berisha./TPZ.AL