AKTUALITET, 9 Nëntor 2018, 15:58

Si ndodhi vrasja në Vlorë, autori dhe viktima po pinin kafe bashkë

Si ndodhi vrasja në Vlorë, autori dhe viktima po pinin kafe

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me vrasjen e kreut të njësisë administrative në Selenicë mesditën e sotme.

Viktima dhe autori po pinin kafe, më pas autori është larguar, ka shkuar të marrë çiften dhe e ka qëlluar 64-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Viktima e autori kanë qëndruar rreth 30 minuta bashkë duke biseduar. Sipas dëshmitarëve autori ka qenë i nxehur pasi është çuar nga tavolina.

Viktima është 64-vjeçari Fatmir Hodo, kreu i njësisë administrative në këtë fshat.

Ngjarja

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi Admir Delaj dhe janë vënë në ndjekie të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.