TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Synonin t’i shpëtonin ndjekjes së policisë, duke ecur me një shpejtësi të lartë në rrugët e Santa Maria Rossa, por makina, në bordin e së cilës ishin dy trafikantë shqiptarë, u përplas me një nga pemët në një gjysmëkthesë.
Të detyruar për ikur më këmbë, karabinierët italianë nuk e patën të lehtë t’i kapnin dy djemtë shqiptarë të moshës 21 dhe 24 vjeç, të cilët ishin në skedat e policisë, pasi ishin të përfshirë në një operacion të mëparshëm antidrogë në të njëjtën zonës.
Sipas medieve italianë, gjithçka erdhi kur ata u pikasën se po merrnin diçka nga dritarja e hapur e makinës nga një person në makinën tjetër.
Pas kontrollit të imët, atyre iu gjetën kokainë, telefona celularë, tableta dhe euro, që vinin si pasojë e aktivitetit ilegal. Për më tepër, 24-vjeçari kishte një pasaportë me fotografinë e tij, por me gjeneralitete të tjera, dhe që rezultoi i dëbuar më parë në vitin 2016 me pesë vjet ndalim hyrje në Itali.
/TPZ.AL/